Tirane, ftese per oferte Printim kartolinash
- Tirane
Tiranë më, 04.09.2025
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: PRINTIM KARTOLINASH
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Hermann Gmeiner në vitin 1949. Ajo është e pranishme në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Si një organizatë që e siguron ekzistencën e saj përmes donacioneve lokale dhe ndërkombëtare, në periudhën e fundvitit SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri realizon “Katalogun e Kartolinave të Fundvitit”, me piktura të realizuara nga vetë fëmijët e Fshatit SOS.
Qëllimi i kësaj kërkese është kontraktimi i një kompanie që ofron shërbim Printimi të Kartolinave sipas specifikimeve të përcaktuara në dokumentin bashkëngjitur kësaj Ftese për Ofertë.
Të gjithë subjektet e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë ofertat e tyre përmes postës elektronike në adresën: info@soskd.org.al, deri më datë 18.09.2025.
Për më shumë informacione rreth Ftesës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact