Tirane, ftese per oferte PERGATITJE DHE SHFAQJE SPOT TELEVIZIV
- Tirane
Tiranë, më 10.12.2024
FTESË PËR OFERTË
ME objekt: Përgatitje dhe shfaqje spot televiziv
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.ME objekt: Përgatitje dhe shfaqje spot televiziv
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.
Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është përzgjedhja dhe kontraktimi i një ofruesi shërbimi për informimi në nivel kombëtar përmes medias vizuale (TV) nëpërmjet përgatitjes dhe shfaqjes së një spoti/reklame televizive me temë mbi punësueshmërinë e të rinjve nga grupet vulnerabël por jo vetëm.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 23.12.2024.
Për më shumë detaje rrath Ftesës për Ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact