Tirane, Ftese per oferte Pako ushqimore Ramazan 2025
- Tirane
Tirane me 14.01.2025
Ftesë për Ofertë
Fondacioni Islamic Relief- Albania Office ka hapur ftesën për ofertë me objekt:
"Blerje Produktesh Ushqimore"
Parashikohen te përgatiten rreth 1000 pako ushqimoresh me një tendence rritje , 1 pako ushqimesh do të përmbajë:
1 | Vaj | 6.kg |
2 | Oriz | 5.kg |
3 | Sheqer | 3.kg |
4 | Makarona | 5.kg |
5 | Fasule | 2.kg |
6 | Hurma | 1.kg |
7 | Miell gruri | 25.kg |
8 | Choco cream | 0.4.kg |
9 | Niseshte | 2.kg |
10 | Miell Misri | 2 Kg |
11 | Krip | 1 kg |
12 | Bulgur | 1 kg |
13 | Biskota | 1 pako |
14 | Djathë I bardhe | 1 kg |
15 | Gjalp vital | 1 kg |
16 | Salce Domatesh (kuti metalike) | 1 kg |
17 | Puding | 6 pako |
18 | Qumësht | 1 liter |
Cilësia e produkteve duhet te jete mbi-mesatare.
Kërkohet nga kompania e interesuar per ketë bashkëpunim te përcaktoj nëse në ofertën e dhëne janë te përfshira apo jo shërbimet e mëposhtme:
- Çmimi për njësi dhe totali për gjithë sasinë.
- Sigurimi Produktit ne sasinë e caktuar brenda afateve dhe viti prodhimi jo me te hershem se viti 2024.
- Transportin sipas kërkesës ne destinacione (Tirane, Shkoder, Pogradec, Korçe, Elbasan, Lushnje, Fier, Kukes, Peshkopi , Gramsh, Puke etj.)
- Te kryej paketimin e pakove ne qeset plastike (te cilat sigurohen nga Islamic Relief Albania)
- Te ofroj fature tatimore.
- Metoda e pagesës (me bank dhe pas përfundimit te shpërndarjes).
-Periudha e shpërndarjes jo me shume se 7 dite kalendarike.
-Është mjaft e rëndësishme prejardhja e produktit, viti i prodhimit dhe data e s 'kadencës, ju lutem bashkëngjisni kësaj oferte certifikata e origjinës dhe raporte të analizave te cilësisë se produkteve.
Note: Brenda zarfit duhet te paraqisni një kopje te niptin ose ekstraktit te kompanisë , oferte me një flete nuk do merren ne konsiderate .
Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur me mbishkrimin Oferte RAMAZAN 2025 dhe duhet dërguar në adresën:
Adresa Rruga Gjergji Legisi , Godina 90 Laprake( ngjitur me Adidas) ose mund ta dërgoni ne posten elektronike: Procurement@islamicrelief.al
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 05.02.2025, ora 16.00
Ofertat qe vijnë pas kësaj date nuk do merren ne konsiderate .
Sugjerohet te sillet një pako si shembull per te pare produkte (pas mbylljes ju kthehet pas)
Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje procedurash si:
- Politika kundër ryshfetit dhe Korrupsionit.
- Kodi I Sjelljes
- Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Përfitueseve) te IRA
Për çdo pyetje apo informacion shtese ju lutem mos hezitoni t’i adresoni në:
procurement@islamicrelief.al ose te na kontaktoni ne:
Tel.: 0677033379
Cel. : 0677033379
Contact WhatsApp