• Tirane, ftese per oferte Lyerje dhe punime elektrike

Tirane
Tiranë më, 10.06.2025
FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: LYERJE DHE PUNIME ELEKTRIKE NË SOS FSHATRAT E FËMIJËVË SHQIPËRI

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Qëllimi i kësaj ftese për ofertë është kontraktimi i një kompanie të liçensuar për ofrimin e shërbimeve lyerje të ambienteve dhe godinave, dhe punime elektrike.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që kanë licensë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, që të paraqesin interesin e tyre deri me datë 24.06.2025, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese në adresën elektronike
info@soskd.org.al.

Për më shumë detaje referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
 

Attachments

  • Ftese per oferte-Lyerje dhe Punime elektrike ne SOSFF.pdf
    204 KB · Views: 5
  • Shtojca 1 - Kriteret per kualifikim.pdf
    103.1 KB · Views: 5
  • Shtojca 2 - Oferta financiare .pdf
    162.4 KB · Views: 6
  • Shtojca 3 - Foto te paneleve elektrike dhe sahateve.pdf
    321.8 KB · Views: 6
  • Shtojca 4 - Siperfaqia e njeres prej vilave ne SOSFF.pdf
    19.9 KB · Views: 4


Contact
Back
Top