• Tirane, ftese per oferte LYERJE DHE PUNIME ELEKTRIKE FSHATI SOS

Tiranë me, 22.09.2023

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: LYERJE, RIKONSTRUKSIONE DHE PUNIME ELEKTRIKE NË SOS FSHATRAT E FËMIJËVË SHQIPËRI

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Qëllimi i kësaj ftese për ofertë është për të krijuar një kontratë me një kompani të liçensuar për ofrimin e shërbimeve lyerje, riparime dhe punime elektrike.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që kanë licensë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, që të paraqesin interesin e tyre deri me datë 06.10.2023, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte-Lyerje dhe Punime elektrike ne SOSFF.docx
    53.8 KB · Views: 59
  • Shtojca 1 - Kriteret per kualifikim.docx
    27.9 KB · Views: 55
  • Shtojca 2 - Oferta financiare.doc
    99.5 KB · Views: 56
  • Shtojca 4 - Siperfaqia e njeres prej vilave ne SOSFF.doc
    106 KB · Views: 37
  • Shtojca 3 - Foto te paneleve elektrike dhe sahateve.docx
    186.2 KB · Views: 37


Contact
Back
Top