• Tirane, ftese per oferte Leke

FTESË PËR OFERTË


Emri: Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare
Adresa: Rruga “Isa Boletini”,Pallati “Planet – X”,Ap.1,Tirane
E-mail: nccs.albania@gmail.com
Afati i dorëzimit të ofertës: 30. 09. 2023

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare në kuadër të zbatimit të projektit “Forcimi i kapaciteteve për karrierë i të rinjve nëpërmjet nxitjes së partneriteteve në Bashkinë Kamëz”
kerkon ekspert komunikimi për realizimin e një video mbi aktivitetet e projektit.

Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 30. 09. 2023 ora 17.00, në adresën e-mail: nccs.albania@gmail.com

Specifikimet teknike:

Për këtë projekt, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimin sipas përshkrimeve në tabelen e mëposhtme:

Nr
Përshkrimi i mallit/ shërbimit/
Çmimi/njësi Lekë
Me TVSH
1
Expert komunikimi për realizimin e një video prezantuese mbi aktivitete e projektit. Kjo video do të publikohet në mediat on-line të organizatës.





Specifikime të përgjithshme teknike:

Personi duhet të jetë i diplomuar në shkencat sociale ose komunikimi.
Të ketë eksperience pune në këtë fushë mbi 1 vit.


Ofrimi i këtij shërbimi kërkohet për periudhën Tetor 2023.


Kushte të përgjithshme:

  1. Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
  2. Nëse nuk janë të licensuar, të dergojne CV ku të tregojne se kanë kryer aktivitete që përfshin kjo teme.
  3. Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet e-mail në adresën e organizatës nccs.albania@gmail.com brenda datës: 30.09. 2023 ora 17.00
Nuk pranohen ofertat dorazi.

  1. Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
  2. Nëse nuk ka fature pagesa bëhet duke mbajtur tatimin në burim në masën 15%.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  1. Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB të marre deri një ditë para postimit të ofertës;
  2. Ofertën financiare sipas tabelës më sipër.
  3. Numrin e llogarisë bankare.

Operatori /personi që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.





Autoriteti Kontraktor
Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare
 


Contact
Back
Top