• Tirane, ftese per oferte Katering per trajnime me prinder

Tirane
Tiranë, më 08.09.2025​

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Shërbim katering për trajnime me prindër


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjen për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri që nga Tetori 2024 ka filluar implemetimin e projektit “Resilient Families – A Step out of Poverty” I cili ka si qëllim të luftojë varfërinë përmes fuqizimit ekonomik të familjeve, ndihmës për zhvillimin e kapaciteteve, mbështetjes psikologjike dhe promovimit të shëndetit dhe edukimit.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbim katering të nevojshme për organizimin e trajnimeve me prindër për modulin Programi i Fuqizimit të Familjes (SFP) në Lokacionin e Tiranës.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve katering të paraqesin interesin e tyre deri më datë 22.09.2025 duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike, në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë informacion rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri




 

Attachments

  • Ftese per oferte Shërbim katering per trajnimet me prinder Tirane.pdf
    236.3 KB · Views: 3


Contact
Back
Top