Tirane, ftese per oferte FURNIZIM ME PRODUKTE KANCELARIE (shtyrje afati)
- Tirane
Tiranë me, 18.12.2024
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: FURNIZIM ME PRODUKTE KANCELARIE PËR SOS FSHATRAT E FËMIJËVE SHQIPËRI
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Nëpërmjet kësaj Ftese për ofertë SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e artikujve kancelarikë të paraqesin interesin e tyre brenda datës 29.12.2024, duke paraqitur ofertën financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën e-mailit info@soskd.org.al
Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact