• Tirane, ftese per oferte Ftese per oferte Blerje Tablet/20 cope

Tirane
Pershendetje,

Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë (
RMSA) është një organizatë lokale jo-qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurëse e cila ofron sherbime ne mbështetjen e refugjatëve, migrantëve, azilkërkuesve duke i siguruar nevojat bazë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjeksore, këshillim psiko-social, këshillim ligjor, asistencë dhe mbrojtje ligjore për raste të veçanta.

RMSA në vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por është dhe mund të jetë anëtare e rrjeteve e organizatave të tjera që punojnë në fushën e azilit brenda dhe jashtë Shqipërisë.



Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “Blerje Tablet”
REF: ITB M02-25 për organizatën jo-qeveritare “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë”.

Dokumentacioni i kerkuar: (detajet i gjeni ne dokumentin bashkelidhur "Kerkese per Oferte")

- Vendor Registration Form – Formularin e Regjistrimit të subjekteve(Plotesur)

- RMSA Code of Conduct – Kodi i Etikes për Ofertuesin(firmosur vulosur )

- Specifikimet teknike të produkteve - pajisjeve të ofruara

- Ekstrakt i kompanisë

- Dokumenta te regjistrimit te kompanisë (Nipt)

- Foto te produkteve

- Vërtetim që subjekti ofertues nuk ka detyrime fiskale të pa likuiduara

- Garancia për Pajisjet e ofruara

Afati kohor i Dorëzimit të Pajisjeve: Ofertuesit duhet të tregojnë qartë kohën e nevojshme që u nevojitet për dorëzimin e pajisjeve dhe dorëzimin ne destinacionin final nga vete kompania.

Referou specifikimeve teknike (ANEX 5) per nje oferte sa me efikase.


Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 18 Qershor 2025 ora 14:00 në adresën:
Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë
Per cdo paqartesi na kontaktoni ne adresen e email-procurement@rmsa.al


Mirepresim Oferten Tuaj!
 

Attachments

  • Aneks 1.Forma e ofertese Teknike ITB 2025.xlsx
    13.8 KB · Views: 2
  • Aneks 2.Forma e ofertese Financiare ITB 2025.xlsx
    12.6 KB · Views: 2
  • Aneks 3-RMSA Supplier Code of Conduct 2025.docx
    19.9 KB · Views: 1
  • Aneks 4 Forma e regjistrimit të Subjekteve.pdf
    146.6 KB · Views: 0
  • Kerkese Per Ofertë Blerje tablet 2025.docx
    59.8 KB · Views: 1


Contact
Back
Top