• Tirane, ftese per oferte Ftesë për të konkurruar - “Blerje: Kurs Digital Literacy”

Tirane
Përshëndetje,

Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë (RMSA) është një organizatë lokale jo-qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurëse e cila ofron shërbime ne mbështetjen e refugjatëve, migrantëve, azilkërkuesve duke i siguruar nevojat bazë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjekësore, këshillim psiko-social, këshillim ligjor, asistencë dhe mbrojtje ligjore për raste të veçanta.

RMSA në vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por është dhe mund të jetë anëtare e rrjeteve e organizatave të tjera që punojnë në fushën e azilit brenda dhe jashtë Shqipërisë.



Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “Blerje: Kurs Digital Literacy
REF: ITB SH03-25 për organizatën jo-qeveritare “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë”.

Dokumentacioni i kërkuar (detajet i gjeni ne dokumentin bashkëlidhur "Kërkesë për Oferte")


1. Vendor Registration Form – Formularin e Regjistrimit të subjekteve(Plotësuar)

2. RMSA Code of Conduct – Kodi i Etikes për Ofertuesin(firmosur vulosur )

3. Specifikimet teknike të shërbimeve / produkteve të ofruara

4. Ekstrakt i kompanisë

5. Dokumente te regjistrimit te kompanisë (Nipt)

6. Prezantime të shërbimeve të ofruara, ne forma vizive, p.sh. broshura apo forma te tjera.

7. Vërtetim që subjekti ofertues nuk ka detyrime fiskale të pa likuiduara

8. Afati kohor i Dorëzimit të Shërbimeve / Produkteve: Ofertuesit duhet të tregojnë qartë kohën e nevojshme që u nevojitet për dorëzimin e shërbimeve.

9. Referoju specifikimeve teknike (ANEX 5) për një oferte sa me efikase.


Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 04 Nëntor 2025 ora 14:00 në adresën:
Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, Kati 3, Ap. 6, Tiranë

Për çdo paqartësi na kontaktoni ne adresën e e-mail: procurement@rmsa.al
 

Attachments

  • Aneks 1.Forma e ofertese Teknike ITB 2025.xlsx
    14.4 KB · Views: 1
  • Aneks 2.Forma e ofertese Financiare ITB 2025.xlsx
    12.2 KB · Views: 1
  • Aneks 3-RMSA Supplier Code of Conduct 2025.docx
    22.6 KB · Views: 1
  • Aneks 4 Forma e regjistrimit të Subjekteve 2025.pdf
    146.6 KB · Views: 1
  • Kerkese Per Ofertë Blerje Kurs Digital Literacy 2025.docx
    59.2 KB · Views: 1


Contact
Back
Top