• Tirane, ftese per oferte Ekspert per trajnimin Arti i te folurit ne publik

Tirane
Tiranë më 18.07.2025​

Ftesë për Ofertë

Objekti: Kontraktimi i nje eksperti / kompanie per ofrimin e Trajnimit “Public Speaching (Arti i të Folurit në Publik)”

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jopolitike dhe jofetare, e përkushtuar në ofrimin e kujdesit afatgjatë me bazë familjare për fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror ose që, për arsye të ndryshme, nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
Krahas kujdesit alternativ, organizata mbështet edhe fëmijët dhe familjet në nevojë përmes programeve të zhvillimit dhe fuqizimit, të cilat synojnë parandalimin e ndarjes së fëmijëve nga familjet dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për një të ardhme të qëndrueshme.

Organizata është e përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj zhvillimit profesional të stafit të saj, duke investuar në ngritjen e kapaciteteve individuale dhe institucionale. Në këtë kontekst, shoqata SOS FShatrat e Fëmijëve Shqipëri kërkon të kontraktojë një ekspert/kompani për ofrimin e trajnimit (1 - 2 ditor) “mbi artin e të folurit në publik”, një ndërhyrje kjo e rëndësishme për të forcuar kompetencat e komunikimit strategjik dhe prezantimit efektiv të ideve — aftësi thelbësore për rolet drejtuese.

Shoqata SOS FShatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë ekspertët/kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre dhe dokumentat e kërkuara brenda datës 08.08.2025 në adresën elektronike: info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per oferte_Eksperte per trajnim.pdf
    268.5 KB · Views: 0


Contact
Back
Top