• Tirane, ftese per oferte Ekspert për zhvillimin, koordinimin dhe analizën e anketës mbi sigurinë dhe mirëqënien digjitale të fëmijëve

Tirane
Tiranë, më 29.04.2026​
Terma Reference

Ekspert për zhvillimin, koordinimin dhe analizën e anketës (survey) mbi sigurinë dhe mirëqënien digjitale të fëmijëve

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është pjesë e një organizate ndërkombëtare që punon për mirëqenien e fëmijëve pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë. Organizata mbështet fëmijët, të rinjtë dhe familjet përmes shërbimeve të integruara në fushat e kujdesit, edukimit, zhvillimit social dhe fuqizimit ekonomik, me qëllim që çdo fëmijë të rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe mbështetës.

Në kuadër të projektit ndërkombëtar “Ctrl+SAFE: Empowering children, parents, caregivers and digital service providers for a safe and responsible use of digital services”, organizata synon të forcojë sigurinë dhe mirëqenien digjitale të fëmijëve dhe të rinjve.

Qëllimi i këtij angazhimi është sigurimi i një procesi cilësor, etik dhe gjithëpërfshirës për zbatimin e anketës, duke përfshirë mbështetje teknike në koordinim, mbledhje të dhënash dhe analizë të rezultateve në nivel kombëtar. Nëpërmjet kësaj Ftese për ofertë Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë ekspertët e interesuar të dorëzojnë aplikimin e tyre dhe dokumentacionin mbështetës në adresën e postës elektronike info@soskd.org.al deri në datë 13 Maj 2026.

Për më shumë informacion rreth Termave te Referencës referojuni dokumentacionit bashkëngjitur të cilin mund ta aksesoni duke klikuar në linkun: ToR_Ekspert per zhvillim ankete

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 


Contact
Back
Top