Tirane, ftese per oferte Ekspert për trajnim stafi mbi qasjen “Unë Kujdesem (I Care)"
- Tirane
Tirane më 04.02.2026
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: Kontraktimi i një eksperti për ofrimin e trajnimit tre-ditor mbi qasjen “Unë Kujdesem (I Care)”, për punonjësit socialë të projektit “Familje të Qëndrueshme – Një Hap Jashtë Varfërisë” në Tiranë dhe Shkodër.SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në mënyrë aktive, merr pjesë në politikbërje dhe mbron të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve që janë në rrezik social. Ne punojmë ngushtë me vendimmarrësit, institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve sociale dhe i kushtojmë rëndësi të madhe përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në proceset vendimarrëse.
Në tetor 2024, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri nisi zbatimin e projektit rajonal “Familje të Qëndrueshme – Një Hap Jashtë Varfërisë” në Tiranë dhe Shkodër. Projekti financohet nga Ministria Federale e Punës, Çështjeve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit e Republikës së Austrisë.
Në kuadër të këtij projekti, kërkohet të kontraktohet një Ekspert ose kompani do të ofrojë një trajnim tre-ditor për punonjësit socialë të projektit në Shkodër dhe Tiranë, me qëllim ndërtimin dhe forcimin e njohurive mbi qasjen “Unë Kujdesem” (I care), e cila fokusohet në punën me baballarët përmes një moduli të strukturuar me 12 seancash. Trajnimi do të përfshijë njohuritë teorike dhe praktike mbi përmbajtjen e modulit, metodologjinë e zbatimit me grupet e baballarëve dhe trajtimin e të gjitha temave përkatëse.
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë ekspertët e interesuar të paraqesin interesin e tyre deri më datë 20.02.2026 duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al.
Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact