• Tirane, ftese per oferte BLERJE PEME DHE FIDANE DEKORATIVE

Tirane
Tiranë, më 09.04.2025​

FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: BLERJE PEMË DHE FIDANË DEKORATIVË
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar Projektin “Edukimi per Ndryshimet Klimatike”, qëllimi i te cilit është fuqizimi i profesionistëve lokalë dhe të rinjve në Tiranë për të përmirësuar ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të promovuar hapësirat e gjelbra në komunitetet e tyre. Projekti financohet nga HGFD- Hermann Gmeiner Fond Deutschland dhe zbatohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ne qytetin e Tiranës.

Nëpërmjet kësaj Ftese për Ofertë synohet kontraktimi i një subjekti të licensuar për tregtimin e pemëve dhe fidanëve dekorativë. Të gjithë subjektet e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë ofertën e tyre si dhe të gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mailit zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 16.04.2025.

Për më shumë informacion rreth Ftesës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per Oferte - Blerje peme dhe fidane dekorative.pdf
    218 KB · Views: 7


Contact
Back
Top