Tirane, ftese per oferte Blerje PC+Monitor dhe Printer me ngjyra
- Tirane
Tiranë, më 12-12-2022
KËRKESË PËR OFERTËLënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “Blerje PC+ Monitor dhe Printer per Zyre”
REF: ITB M02-22 për organizatën jo-qeveritare “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë”.
Rreth RMSA:
Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë (RMSA) është një organizatë lokale jo-qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurëse e cila ofron sherbime ne mbështetjen e refugjatëve, migrantëve, azilkërkuesve duke i siguruar nevojat bazë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjeksore, këshillim psiko-social, këshillim ligjor, asistencë dhe mbrojtje ligjore për raste të veçanta.
RMSA në vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por është dhe mund të jetë anëtare e rrjeteve e organizatave të tjera që punojnë në fushën e azilit brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Dokumentacioni i kerkuar
- Vendor Registration Form – Formularin e Regjistrimit të subjekteve(Plotesur)
- RMSA Code of Conduct – Kodi i Etikes për Ofertuesin(firmosur vulosur )
- Specifikimet teknike të produkteve - pajisjeve të ofruara
- Ekstrakt i kompanisë
- Dokumenta te regjistrimit te kompanisë (Nipt)
- Foto te produkteve
- Vërtetim që subjekti ofertues nuk ka detyrime fiskale të pa likuiduara
- Garancia për Pajisjet e ofruara
- Afati kohor i Dorëzimit të Pajisjeve: Ofertuesit duhet të tregojnë qartë kohën e nevojshme që u nevojitet për dorëzimin e pajisjeve dhe dorëzimin ne destinacionin final nga vete kompania.
- Referou specifikimeve teknike (ANEX 5 Anex 6) per nje oferte sa me efikase.
Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 22 Dhjetor 2022 ora 14:00 në adresën:
Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë
Per cdo paqartesi na kontaktoni ne adresen e email-tprocurement@rmsa.al
Mirepresim Oferten Tuaj!
Attachments
-
Kerkese Per Ofertë Blerje kompjuterash dhe printer.docx60.8 KB · Views: 41
-
Aneks 2.Forma e ofertese Financiare ITB M02-22.xlsx13 KB · Views: 40
-
Anex 3 RMSA Supplier Code of Conduct.docx22.6 KB · Views: 37
-
Aneks 4 Forma e regjistrimit të Subjekteve.pdf146.6 KB · Views: 40
-
Aneks 1.Forma e ofertese Teknike ITB M02-22.xlsx15.6 KB · Views: 45
Contact