• Tirane, ftese per oferte Blerje pajisje ICT

Tirane
Tiranë më, 09.09.2025

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: BLERJE PAJISJE ICT

Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Qëllimi i kësaj Ftese për Ofertë është blerja e pajisjeve ICT sipas listës dhe specifikimeve teknike bashkëngjitur kësaj Ftese për Ofertë.
Nëpërmjet Ftesës për Ofertë Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet që kanë në fokus të punës së tyre furnizimin me pajisje ICT, të paraqesin interesin e tyre brenda datës 23.09.2025, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al.


Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri


 

Attachments

  • Ftese per oferte-Blerje Pajisje ICT.pdf
    256.9 KB · Views: 8


Contact
Back
Top