• Tirane, ftese per oferte Blerje pajisje ICT - Fotokopje

Tirane
Tirane, me 03.04.2025​
Ftesë për Ofertë
ME objekt: Blerje Pajisje ICT (Fotokopje bardh e zi)
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike. SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve. SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në më shumë se 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për Reformat e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Për përmbushjen e nevojave për realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të implementimit të këtij projekti objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është kontraktimi i një ofruesi shërbimi për Blerje pajisje ICT (fotokopje b&w).
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 16.04.2025.

Për më shumë informacion rreth Ftesës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit basghkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri

 

Attachments

  • Ftese per Oferte_Pajisje ICT_Fotokopje&Scanner.pdf
    262.2 KB · Views: 4


Contact
Back
Top