• Tirane, ftese per oferte Blerje Mobilje

Tirane
Tiranë më 16.10.2025

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: BLERJE MOBILJE – DHOME GJUMI DHE KARRIGE PËR VIZITORË

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Qëllimi i kësaj ftese për ofertë është blerja e disa mobiljeve: dhomë gjumi dhe karrige për vizitorë, sipas listës së bashkëngjitur kësaj Ftese për ofertë.

Të gjithë subjektet e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë ofertën e tyre dhe dokumentat shoqëruese nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare të e-mail [B]info@soskd.org.al[/B] deri në datë 31.10.2025.


Për më detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per oferte - Blerje Mobilje.pdf
    230.8 KB · Views: 7


Contact
Back
Top