Tirane, ftese per oferte BLERJE MAKINE
- Tirane
Tiranë më,16.02.2026
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: BLERJE MAKINË (Automjet me kapacitet 6+1 vende)
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Të krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Youth Can for Wellbeing and Employment / Të Rinjtë Munden për Mirëqënie dhe Punësim, financuar nga Children`s Villages Worldwide.
Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për ofertë me objekt BLERJE MAKINE (automjet me kapacitet 6+1 vende ), nga kompani të liçensuara për shitje makinash.
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që kanë si objekt veprimtarie shitjen e automjeteve që të paraqesin interesin e tyre duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike ne adresën: info@soskd.org.al deri në datën 02.03.2026.
Për më shumë informacion referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact