Tirane, ftese per oferte Blerje Kompjutera
- Tirane
Tiranë, më 18.11.2025
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: BLERJE KOMPJUTERA - 10 COPË
ME OBJEKT: BLERJE KOMPJUTERA - 10 COPË
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.
Objektivi kryesor i kësaj Ftese për Ofertë, është përzgjedhja e një kompanie për BLERJE KOMPJUTERA 10 copë për përmbushjen e nevojave të organizatës për realizimin e aktiviteteve mbështetëse me qendra profesionale publike.
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet e interesuar që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 01.12.2025, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresë info@soskd.org.al.
Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact