• Tirane, ftese per oferte BLERJE DHE MONTIM RAFTE PER DOKUMENTA

Tirane
Tirane me 28.02.2025​

FTESE PER OFERTE

Me objekt: Blerje dhe montim moblije (rafte) per nevoja arkivimi dokumentacioni/dosje

Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike. SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve. SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në më shumë se 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për Reformat e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim-BMZ dhe agjencia zbatuese është SOS Fshatrat e Fëmijëve në mbarë botën Hermann Gmeiner Fonds Deutchland e.V.

Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është kontraktimi i një subjekti për Blerje dhe montim mobilje (rafte) per nevoja arkivimi dokumentacioni/dosje. Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar [B]info@soskd.org.al[/B] deri më datë 13.03.2025.

Për më shumë informacion ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per Oferte_Blerje dhe Montim Raftesh per arkivimin e dokumentacionit.pdf
    272.2 KB · Views: 10


Contact
Back
Top