Tirane, ftese per oferte BLERJE DHE MONTIM MOBILJE ZYRE
- Tirane
Tirane, me 21.11.2025
Ftesë për Ofertë
Me objekt: Blerje dhe montim mobilje
Me objekt: Blerje dhe montim mobilje
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike. SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve. SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, themeluar në vitin 1949. Ajo është prezente në më shumë se 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia kanë filluar zbatimin e Projektit “E Drejta për një Familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë së familjeve kujdestare dhe shërbimeve me bazë komunitare’. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim.
Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është kontraktimi i një ofruesi shërbimi për Blerje dhe montim mobilje per stafin e projektit. Të gjithë subjektet e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë ofertën e tyre si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 09.12.2025.
Për më detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact