Tirane, ftese per oferte BLERJE DHE MONTIM DHOME FRIGORIFERIKE
- Tirane
Tiranë, më, 11.04.2025
Ftesë për Ofertë
ME OBJEKT: BLERJE DHE INSTALIM DHOME FRIGORIFERIKE
FONDI LIMIT: 460'000 LekëME OBJEKT: BLERJE DHE INSTALIM DHOME FRIGORIFERIKE
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.
Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është përzgjedhja e një kompanie për BLERJE DHE INSTALIM DHOME FRIGORIFERIKE 6.23M³ (ku përfshihen të gjitha kostot, si materialet, puna, pajisjet, et.) për përmbushjen e nevojave të projektit YEEP II.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 18.04.2025.
Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
Attachments
Contact