• Tirane / Durres, ofrohet vend pune Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Xhaferraj Alumin shpk, me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e aluminit, është e pranishme jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri për filialin e Tiranës.

Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm, kompania ofron një vend të lirë pune në pozicionin: Magazinier.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Pranon dërgesat e produkteve në magazinë sipas klasifikimit të tyre;
  • Mbikëqyr dhe kontrollon cilësinë e produkteve që hyjnë dhe dalin nga magazina;
  • Rregullon materialet sipas sistemit të organizimit për të identifikuar dhe lokalizuar produktet me lehtësi;
  • Mban regjistra të saktë të lëvizjeve të inventarit;
  • Kryen inventarizimin fizik të magazinës.
Kualifikimet:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  • Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në një rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, ose inventarizim;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si verbale ashtu dhe me shkrim;
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur;
  • Të ketë njohuri me sistemet e menaxhimit të inventarit.
Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese dhe konkuruese në treg;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike.
  • Nëse punonjësi është banues në Durrës, transporti për në Tiranë ofrohet nga kompania.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: xhaferrajalumin@gmail.com me subject: Aplikim për pozicionin e punës Magazinier.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top