• Tirane, Agjent Shitje ne Terren

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
Durres, ofrohet vend pune Agjent Shitje në Terren

🧱 Njoftim Pune – Agjent Shitje në Terren​

Pozicioni: Agjent Shitje në Terren me zona
Sektori: Materiale Ndërtimi
Vendndodhja: Zyrat & Magazina ne Shkozet , Durres
Orari: I plotë
Disponueshmëria: E menjëhershme


Përshkrimi i pozicionit:
Kompania jonë, e specializuar në tregtimin e aksesoreve te pllakave dhe parketit me nje game shume te gjere produktesh, po kërkon të zgjerojë ekipin me një Agjent Shitje në Terren. Roli përfshin kontaktin e drejtpërdrejtë me firma ndërtimi, dyqane me pakicë dhe klientë të tjerë të sektorit, me qëllim promovimin dhe shitjen e produkteve tona cilësore.

Detyrat kryesore:

  • Vizita të rregullta në terren për prezantimin e produkteve .
  • Krijimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe të rinj.
  • Ndjekja e porosive dhe bashkëpunimi me logjistikën për shpërndarjen në kohë të mallrave.
  • Monitorimi i tregut dhe raportimi i kërkesave apo lëvizjeve të konkurrencës.
  • Përmbushja e objektivave mujore të shitjes.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Eksperiencë në shitje, preferohet në sektorin e ndërtimit ose industrisë.
  • Komunikim i shkëlqyer, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje në arritjen e objektivave.
  • Patentë kategoria B dhe dëshirë për të lëvizur në zonat e përcaktuara.
Çfarë ofrojmë:

  • Pagë fikse + % mbi shitjet dhe bonuse motivuese sipas performancës.
  • Trajnime mbi produktet dhe teknikat e shitjes.
  • Page e 13-te pas vitit te 1 te punes.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritje.
  • Mbështetje nga një staf profesional dhe ambient pozitiv pune.
📩 Aplikimet dërgohen në: info@2ddiamond.com
📞 Për më shumë informacion kontaktoni në: 0673977110
 


Apply WhatsApp
Back
Top