Tirane, Administrator per Objektin - Ring Road
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht

“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
Kompania po kërkon për zgjerojë stafin e saj në pozicionin:
Administrator për objektin - Ring Road
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Kordionon aktivitetet e ndërtimit me ato të mirëmbajtjes.
- Menaxhon dhe zgjidh probleme të ndryshme gjatë punës, si ato të marrëdhenieve mes klienteve, të mirëmbajtjes si edhe të raportojë për çdo zgjidhje të dhënë.
- Kryen faturimin e shërbimeve të administrimit me korrektësi dhe përgjegjësi maksimale.
- Mbikëqyr projektet e jashtme dhe të brendshme arkitektonike duke sugjeruar zgjidhje praktike dhe estetike.
- Përgatit raporte mbi problematikat e konstatuara dhe i paraqet ato te Eprori në çdo kohë.
- Disiplinon përdorimin e ambjenteve dhe sendeve të përbashkëta, në mënyrë që të sigurohet përdorimi sa më i mirë i tyre duke ndikuar në cilësinë e shërbimeve e të jetuarit në komunitet.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm. Përbën avantazh Arsimi i Lartë.
- Të ketë kryer trajnimin mbi administrimin e ambjenteve të përbashkëta.
- Të ketë njohuri dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve elektrike dhe hidraulike si dhe çdo aspekt tjetër që ka lidhje me mbarëvajtjen e mirëmbajtjes.
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë të ngjashme.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe punë në grup.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxheriale.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.08.2019 në adresën email: hr@kodraediellit.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply