• Tiranë, ofrohet vend pune Webmaster

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Web developer
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Soft & Solution kërkon të zgjerojë ekipin me Webmaster

Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca.
Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar. Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me Webmaster, bashkëpunues, të vetëmotivuar, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Dizenjimi dhe zhvillimi i siteve dhe sistemeve të reja web;
  • Manaxhimi dhe mirëmbajtja e siteve ekzistuese të kompanisë;
  • Raportimi periodik për statusin e faqeve që ka në manaxhim kompania;
  • Të sigurojë perfomancë të cilësisë së lartë të siteve duke identifikuar dhe manaxhuar në mënyrë efiçente problemet që mund të ngrihen;
  • Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për tasket e caktuara brenda sprintit;
  • Realizimi i backup-eve të faqeve web;
  • Përditësimi i faqeve web;
  • Multitasking.
Profili i kërkuar:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale;
  • Njohuri në HTML, CSS, Javascript;
  • Njohuri në WordPress, PHP dhe framework-e të tjera;
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikimi;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup;
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Avantazhet:

  • Kushte komode pune;
  • Mundësi zhvillimi nëpërmjet trajnimeve të personalizuara;
  • Njohja me trendet dhe praktikat më të mira në inxhinierinë e software;
  • Mundësi certifikimi nga liderët ndërkombëtare të teknologjisë së informacionit;
  • Eksperiencë pune në disa platforma zhvillimi;
  • Shpreh opinionet e tua dhe vrapo për të arritur qëllimet tona.

Apliko tani!!
https://softsolution.al/soft-solution-group-kerkon-te-punesoje-webmaster/
 


Apply
Back
Top