Tiranë, ofrohet vend pune Specialist/e Finance / Kosto dhe Arkë
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Specialist/e Finance / Kosto dhe Arkë
Qëllimi i Pozicionit:
Të sigurojë administrimin e saktë të proceseve të kostos dhe arkës, duke garantuar regjistrimin korrekt të transaksioneve financiare, kontrollin e flukseve monetare dhe raportimin në përputhje me procedurat dhe politikat e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Administrimi dhe monitorimi i proceseve të kostos dhe arkës.
- Regjistrimi dhe verifikimi i transaksioneve financiare.
- Rakordimi i arkës dhe përgatitja e raporteve periodike.
- Analiza e kostove dhe mbështetja në kontrollin e shpenzimeve.
- Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për sigurimin e saktësisë së të dhënave financiare.
- Zbatimi i procedurave dhe politikave financiare të kompanisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel.
- Përvoja me sisteme ERP (Navision përbën avantazh).
- Aftësi analitike, organizative dhe komunikimi.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Trajnime të vazhdueshme profesionale.
- Paketë konkurruese përfitimesh.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
ose
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
Apply WhatsApp