• Tiranë, ofrohet vend pune Specialist/e Finance / Kosto dhe Arkë

Megatek_cover.jpg


MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Specialist/e Finance / Kosto dhe Arkë

Qëllimi i Pozicionit:


Të sigurojë administrimin e saktë të proceseve të kostos dhe arkës, duke garantuar regjistrimin korrekt të transaksioneve financiare, kontrollin e flukseve monetare dhe raportimin në përputhje me procedurat dhe politikat e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Administrimi dhe monitorimi i proceseve të kostos dhe arkës.
  • Regjistrimi dhe verifikimi i transaksioneve financiare.
  • Rakordimi i arkës dhe përgatitja e raporteve periodike.
  • Analiza e kostove dhe mbështetja në kontrollin e shpenzimeve.
  • Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për sigurimin e saktësisë së të dhënave financiare.
  • Zbatimi i procedurave dhe politikave financiare të kompanisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel.
  • Përvoja me sisteme ERP (Navision përbën avantazh).
  • Aftësi analitike, organizative dhe komunikimi.
Çfarë ofron Megatek:
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
  • Trajnime të vazhdueshme profesionale.
  • Paketë konkurruese përfitimesh.
Procedura e Aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
📧 Email: humanresources@megateksa.com

📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
 


Apply WhatsApp
Back
Top