• Tiranë, ofrohet vend pune "Specialist Blerjesh"

"ITE Group" paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe impiante fotovoltaike. "ITE Group" në rolin e shitjes me pakicë dhe distributorit në Shqipëri është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Pjesë e rëndësishme e Shoqërisë "ITE Group" është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i ngritur në vitin 2006. Në këtë repart realizohen panelet elektrik te shpërndarjes, të kondicionimit si dhe të automatizimit industrial. Kompania ka të drejtën e perfaqësimit si Panel Builder nga "Schneider Electric" deri në 4000 A.
Në kuadër të plotësimit të personelit, "ITE Grup" është duke kërkuar të punësojë një "Specialist Blerjesh".

Detyrat​

  • Menaxhon një kategori produktesh për kompaninë.
  • Ndjek blerjet ne tregun e brendshëm, duke siguruar partnerë të qëndrueshëm dhe çmime konkuruese.
  • Zhvillon raporte të reja dhe mirëmban raportet me furnitorët vendorë aktual.
  • Menaxhimi i stokut dhe alokimi I produkteve me qëllim rritjen e vazhdueshme të performancës në shitje duke njohur dhe vlerësuar kërkesat e konsumatorit.
  • Ndjek zbatueshmërinë e procedurave të logjistikes ndërkombëtare deri në hyrjen e furnizimit në magazinë.
  • Ndjek batueshmërinë e procedurave për eksporte produktesh nga kompania, ose kthime te furnitorët.
  • Harton strategji afatgjata për zhvillimin e kategorisë që mbulon.

Kualifikimet​

  • Të zotërojë diplomë universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.
  • Të ketë përvojë pune mbi 3-vjet në shitjet me shumicë dhe pakicë.
  • Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office.
  • Njohuritë e gjuhës Angleze përbëjnë avantazh.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe mendim analitik
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV të detajuar deri në dt.05/03/2024 pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore me email: fveizi@itegrup.al

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
 


Apply
Back
Top