• Tiranë, ofrohet vend pune Helpdesk

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca.
Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar. Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një person në Helpdesk me profil Finance, për njërin nga projektet që ne zhvillojmë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështetja e zbatimit të Projektit duke kryer detyra logjistike dhe administrative në lidhje me Projektin;
  • Komunikim dhe Suport i vazhdueshëm me klientët në platforma të ndryshme;
  • Demonstroni përkushtim ndaj nevojave dhe konfidencialitetit të klientëve;
  • Komunikimi me Departamentin Juridik në lidhje me zbatimin e aktiviteteve juridike të projektit;
  • Mbledhja dhe përpilimi i raporteve në lidhje me aktivitetet e Projektit;
  • Asistimi i mbikëqyrësit në të gjitha fazat e Projektit;
  • Gatishmëri në përmbushjen e detyrave të ndryshme që mund t’i jepen, sipas nevojave të kompanisë.
Aftësitë e kërkuara:
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në një nga degët e Fakultetit Ekonomik;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi për të komunikuar me të gjitha nivelet e stafit ekzekutiv dhe klientëve;
  • Aftësi organizative dhe vëmendje të lartë në detaje;
  • Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint);
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të folur dhe të shkruar);
  • Të ketë aftësi të padiskutueshme të ruajtjes së konfidencialitetit;
  • Eksperiencat e mëparshme përbëjnë avantazh.

Apliko tani!! https://softsolution.al/helpde
 
Back
Top