TIA ofron vend pune Zjarrfikes
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-

Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
ZJARRFIKES
i cili do të raportojë tek Shefi i Shërbimeve të Mbrojtes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
- Të ndërhyjë me gjithë pajisjet e duhura për të fikur zjarrin, mbrojtur dhe shpëtuar njerëzit dhe pronat
- Ti përgjigjet të gjithë rasteve të aksidenteve, incidenteve, fatkeqësive dhe emergjencave në zonën e aerportit
- Të ofrojë shërbime të nevojshme si fikja e zjarrit, shpëtimet e emergjencave, kërkimi dhe shpëtimi i personave të plagosur dhe të bllokuar, dhe largimi i materialeve të rrezikshme
- Të jetë gjithnjë në gatishmëri të lartë për te vepruar në emergjencat e mundshme
- Të operojë fikëset e zjarrit dhe pajisjet e tjera në rastet e emergjencave, dhe makinën zjarrfikëse nëse është e nevojshme
- Inspekton, riparon, pastron dhe mirëmban pajisjet dhe mjetet e punës
- Merr pjesë në një sërë operacionesh parandalimi të zjarrit dhe stërvitje për emergjenca
- Ndihmon Njësinë e Ndihmës së Shpejtë në dhënien e ndihmës së shpejtë
Aftësitë dhe kriteret e kërkuara:
- Shtetas Shqiptar
- Të jetë i/e moshës nën 30 vjeç
- Preferohet Diplomë Universiteti nga Akademia e Sigurisë, Akademi Ushtarake, Universiteti i Sporteve, Inxhinieri (Mekanike, Elektrike, ose të ngjashme)
- Leje drejtimi e kategorisë C (preferohet)
- Të ketë zotësi të plotë të veprojë; i shëndetshëm dhe fizikisht i aftë të kryejë detyra të rrezikshme
- Të mos jetë përjashtuar nga shërbimi zjarrëfikës, Policia e shtetit apo nga institucione të tjera shtetërore
- I padënuar për kryerje vepre penale
- Nivel mesatar i gjuhës angleze
- Aftësi shumë të mira komunikimi me gojë
- I aftë të punojë në grup
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).
Data e mbylljes së aplikimeve 6 Tetor 2020
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Apply WhatsApp