• TIA ofron vend pune Specialist Kontabiliteti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
tia_header.gif


Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
SPECIALIST KONTABILITETI

i cili do të raportojë tek Drejtori i Kontabilitetit dhe Thesarit.


Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)


  • Përgjegjës për të rregjistruar shpenzimet e përgjithshme dhe administrative, kostot e personelit, amortizimin dhe shpenzimet financiare
  • Përgjegjës për të rregjistruar të dhënat në sistemin informatik në bazë ditore
  • Përgjegjës për mbajtjen e dosjeve të amortizimit dhe zhvleresimit
  • Përgjegjës për të mirëmbajtur debitoret dhe kreditorët në programin e kontabilitetit
  • Përgjegjës për të kryer rekoncilimet për: pozicionet e hapura të furnitorëve; asetet e rregjistruara në zyrën e prokurimeve; rregjistrimin e të dhënave të transaksioneve me librat e taksave të përgatitura nga specialisti i taksave
  • Përgjegjës për vlerësimin dhe rregjistrimin e TVSH dhe rregjistrimin e tatimit në burim
  • Përgjegjës për të përgatitur raporte periodike (raporti javor i thesarit, raportet e voneses se klienteve,raportin e pagesave te furnitoreve) si dhe raporte të tjera sipas kërkesës
  • Përgjegjës për rregjistrimin e të dhënave që përdoren për përgatitjen e pasqyrave financiare
  • Asiston në pregatitjen e buxhetit të departamentit
  • Përgjegjës për administrimin e procesit të faturimit dhe lëshimin e faturave për linjat ajrore, klientët komercialë, duke garantuar faturim të saktë në përputhje me politikat e TIA’s dhe shërbimet e ofruara
  • Përgjegjës për të kontrolluar transaksionet e agjentëve në lidhje me shërbimet e Kargos
  • Përgjegjës për të llogaritur incentivat për klientët e linjave ajrore
  • Përgjegjës për të llogaritur interesat për pagesa të vonuara të klientëve
  • Përgjegjës për të ndjekur mbledhjen e llogarive te arketueshme dhe rekoncilimin e balancave të hapura me klientët
  • Përgjegjës për administrimin e arkës së TIA’s
  • Përgjegjës për rekoncilimin e balancave të hapura me klientët e linjave ajrore; shërbimet e Kargos; llogarite bankare
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve për autoritetet e shtetit shqiptar (DPAC, ANTA, INSTAT, etc.) dhe rekoncilimet përkatëse

Aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti në Financë/Kontabilitet/Informatikë Biznesi
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit të kontabilitetit dhe legjislacionit fiskal shqiptar
  • Të paktën 6 vjet eksperiencë pune në detyra të ngjashme
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike financiare
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office veçanërisht Excel-it
  • Njohjuri shumë të mira të gjuhës Angleze
  • I/e aftë për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e grupit
  • I/e aftë për të përgatitur raporte cilësore, i/e saktë dhe i/e aftë të kryejë punë të detajuar
  • I/e aftë të vendosë përparësi dhe të respektojë afatet


Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godines se Administrates (Rinas).


Data e mbylljes së aplikimeve 18 Nentor 2021


Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.

 


Apply WhatsApp
Back
Top