TIA ofron vend pune Shofer Personal
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-

Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
SHOFER PERSONAL
I Drejtorit të Përgjithshëm të Operimeve të Kompanisë.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
- Drejton automjetin e kompanisë për të kryer shërbimet e kërkuara
- Siguron shërbim transporti për Drejtorin e Përgjithshëm të Operimeve të Kompanisë
- Ndjek sipas nevojës riparimet/shërbimet e makinave në serviset e përcaktuara
- Mirëmban dhe furnizon me karburant automjetetet
- Përgjegjës për të sjellë/dërguar letërkëmbimin, faturat, dhe dokumetat e TIA-s, personelin dhe/ose bashkëpuntorët
Aftësite e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme
- Të ketë minimumi 10 vjet eksperiencë në drejtimin e automjeteve (kategoria B)
- I gatshëm të punojë jashtë orarit nëse i kërkohet
- Nivel mesatar i Anglishtes së folur
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: human-resources@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).
Data e mbylljes së aplikimeve 7 Korrik 2019
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Apply WhatsApp