TIA ofron vend pune Agjent Patrulle
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-

Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
AGJENT PATRULLE
i cili do të raportojë tek Supervizori i Patrullimit.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
- Përgjegjës për të ruajtur dhe për të patrulluar në ambientet e aeroportit, në përputhje me procedurat e TIA-s, standardet dhe udhëzimet specifike
- Përgjegjës për të kryer kontrollin e Aksesit për të gjithë stafin dhe përdoruesit e aeroportit që kërkojnë akses në zonat e kufizuara të sigurisë
- Përgjegjës të kryejë patrullime të ambjenteve të aeroportit për të parandaluar dhe për të zbuluar shenja te ndërhyrjeve dhe për të siguruar sigurinë e dyerve, dritareve dhe portave
- Përgjegjës për të vepruar dhe punuar me pajisjet dedektuese për kontrollin e personave dhe për të parandaluar kalimin e artikujve të ndaluar në zonat e kufizuara të sigurisë.
- Përgjegjës për per te kryer kontrollin fizik te stafit, vizitorëve, pasagjerëve dhe sendeve të tyre
- Përgjegjës për të informuar dhe për të raportuar te Supervizori rastet e emergjencave (zjarri, prania e personave të paautorizuar, etj) incidenteve dhe parregullesive
- Përgjegjës për të monitoruar alarmet e sistemit të zbulimit të zjarreve apo emergjencave të tjera
- Përgjegjës për të kontrolluar sistemet e sigurisë, pajisjet, apo makineritë në përdorim për të siguruar funksionalitetin dhe për të identifikuar shenja manipulimi. Raporton cdo problem dhe/ose mosfunksionim.
- Përgjegjës për t'iu përgjigjur emergjencave, të tilla si: evakuimi i terminalit, incidenteve të sigurisë, etj, në përputhje me procedurat e TIA-s
Aftësite e kërkuara:
- Preferohet Diplomë Universiteti
- Leje drejtimi e kategorise B
- Preferohet përvojë e meparshme në siguri, ushtri, polici ose në shërbimet e kujdesit të klientëve
- Saktësi dhe aftësi për kryerjen e kontrollit / inspektimit
- Aftësia për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e Eprorëve
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi
- Aftësi për të punuar nën stres dhe përgjigjen ndaj emergjencave
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të orientuar drejt kerkesave te klientit
- Niveli Mesatar i gjuhës Angleze
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).
Data e mbylljes së aplikimeve 24 Shkurt 2020
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Apply WhatsApp