• Thirrje per kuotim per: Furnizim Vjetor me Karburant (naftë dhe benzinë)

THIRRJE PËR KUOTIM
Për furnizim vjetor me karburant (naftë dhe benzinë)
(2023-2024)
RRETH NESH
Terre des hommes, një organizatë jo-fitimprurëse zvicerane që operon në Shqipëri që prej vitit 1993, identifikuar me NIPT K62106002A, në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, po zhvillon procedurat e prokurimit për shërbimin vjetor (2023-2024) të furnizimit me karburant (naftë dhe benzinë).

RRETH THIRRJES
Terre des hommes shpall njoftimin “Thirrje për kuotim me objekt: ”Blerje karburanti (naftë dhe benzinë), për një periudhë 1- vjeçare me mundësi rinovimi kontrate.
Janë të ftuara të gjitha kompanitë që operojnë në fushën e sipërpërmendur për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të prokurimit duke klikuar mbi linkun e mëposhtëm për të shkarkuar formatin e Kërkesës për ofertë :


  • Kushte të përgjithshme
1. Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit respektiv , në rubrikën e “ Cmimit/njësi” në formatin që do të gjeni në link.
2. Në rast se përveç çmimit të ofruar, furnitori / ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë.
3. Lutemi që gjatë përpilimit të ofertës suaj të keni parasysh kushtet e mëposhtme :
- Për efekt krahasimi të ofertave, ju lutem ofertoni me çmimin e datës 1 Korrik 2023
- Vendosni afatin e Vlefshmërisë së Ofertës suaj (të shprehur në muaj)
- Specifikoni pikat e furnizimit në të gjithë vendin (një hartë të pikave të furnizimit)
- Faqja e menaxhimit te karburanteve (webpage) duhet të ofrojë shërbimin e ngarkimit te sasisë së karburantit nga Furnitori drejt Terre des hommes Albania, me qëllim që rimbushja e kartave elektronike të personalizuar me targën e mjetit, si dhe administrimi i sasise se karburanteve te kryhet nga vetë Tdh sipas nevojave. Ndërfaqja duhet të ofrojë edhe mundësinë e afishimit si dhe administrimi i sasisë së karburanteve.
- Përpara lidhjes së kontratës, furnitori duhet t’i sigurojë Tdh-së një Fletë-analizë sipas specifikimeve teknike të kryera nga laboratori i Inspekoriatit Teknik Shtetëror dhe Industrial (ISHTI)
Bashkë me ofertën financiare, ofertuesi duhet të dërgojë edhe:
• Çertifikatën e Regjistrimit te Subjektit në QKB/NIPT .
• Licensën përkatëse të ushtrimit të veprimtarisë e cila duhet të jetë në përputhje me objektin e procedurës së prokurimit për të cilën do të aplikoni.
- Oferta duhet të paraqitet si mëposhtë:
1. - Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga "Skënderbej" Godina 6/2, Ap. 17, Tiranë. Në zarf duhet të shënohet "Ofertë financiare për “Blerje karburanti (naftë dhe benzinë)’,
2. - Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: alb.application@tdh.org
Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet "Ofertë financiare për “Blerje karburanti (naftë dhe benzinë)’
3. Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertës është data 04.08.2023, ora 17:00.
4. Të tjera:
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Tdh do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk është detyruese për Tdh Missioni në Shqipëri të lidhë Kontratë.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 4223 99 00, ose e-mail: alb.application@tdh.org
 


Contact
Back
Top