Thirrje për Shprehje Interesi/ Kërkohet një ekspert për të kryer një vlerësim gjithëpërfshirës të zinxhirit të vlerës së qumështit në dy bashki
World Vision Albania (WVA) po kërkon një ekspert për të ofruar mbështetje teknike në zbatimin e projektit “Fuqizimi i Grave dhe Përmirësimi i Praktikave të Blegtorisë së Qumështit në Bashkitë Malësi e Madhe dhe Dibër”, i cili do të zbatohet gjatë një periudhe 18-mujore, i financuar nga UN Women. Shërbimi do të përfshijë një vlerësim gjithëpërfshirës të zinxhirit të vlerës së qumështit në bashkitë e synuara, identifikimin e nevojave dhe mundësive për zhvillim, si dhe kontribut aktiv në hartimin dhe realizimin e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve.
Për këtë shërbim WVA synon të nënshkruajë një kontratë bashkëpunimi 18-mujore, me një ekspert të interesuar.
Për më shumë, ju lutem lexoni ToR bashkëlidhur.
Të gjithë Ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:

- Email për shprehje interesi me subjekt ” Shprehje interesi – Consultancy for Dairy Sector Needs Assessment_UN Women“
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT ( nëse jeni person fizik)
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
- Afati i dorëzimit shprehjeve të interesit është data 10 Dhjetor 2025
Attachments
Contact