• Thirrje për Shprehje Interesi – Produkte Promocionale të Branduara

Organizata World Vision Albania (WVA) shpall thirrjen e hapur për shprehje interesi drejtuar kompanive/bizneseve të specializuara në prodhimin/shpërndarjen e produkteve promocionale të brandura.

Qëllimi i këtij procesi është përzgjedhja e partnerëve të kualifikuar për një kontratë kuadër 3-vjeçare, që do të mbështesë nevojat e vazhdueshme të organizatës për materiale promocionale të branduara, në funksion të projekteve dhe fushatave të saj, në aktivitete të ndryshme komunikimi, ndërgjegjësimi dhe angazhimi në komunitet.

Produktet e ofruara duhet të përmbushin standarde të larta cilësie dhe të garantojnë qëndrueshmëri në përdorim.

Në veçanti, kërkohet që:

  • Furnizuesit të garantojnë cilësi për të gjitha sasitë e porositura
  • Brandimi (logo, mesazhe, elementë grafikë) të jetë i qartë, i dukshëm dhe i qëndrueshëm në kohë (rezistent ndaj konsumimit, larjes apo fshirjes)
  • Teknikat e personalizimit (printim, qëndisje, gravurë, etj.) të sigurojnë cilësi dhe jetëgjatësi të produktit
  • Produktet të jenë funksionale dhe estetikisht tërheqëse, në përputhje me standardet e komunikimit të WVA
  • Preferohen materiale miqësore me mjedisin (eko-friendly) dhe procese prodhimi të qëndrueshme
WVA mund të përzgjedhë midis varianteve të ndryshme të cilësisë në varësi të buxheteve për fushata të caktuara, por kërkon që në çdo rast produktet të garantojnë brandim të qartë, të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj fshirjes apo konsumimit.

Kush mund të aplikojë?
Kompani që:

  • Kanë përvojë të faktuar në prodhimin e produkteve promocionale
  • Zotërojnë kapacitete të mjaftueshme për të përmbushur kërkesa në shkallë projektesh
  • Garantojnë cilësi, shumëllojshmëri, korrektësi në afate dhe standarde profesionale
Dokumentacioni i kërkuar për fazën e shprehjes së interesit:

  • Email me subjekt: Shprehje Interesi – Produkte Promocionale
  • Certifikatë Regjistrimi / NIPT
Procesi i mëtejshëm:
Kompanitë që përmbushin kriteret do të ftohen të marrin pjesë në fazën e tenderimit përmes platformës COUPA, ku do të dorëzojnë ofertat teknike dhe financiare.

📅 Afati i aplikimit:

Ju inkurajojmë të aplikoni dhe të ndani këtë mundësi me rrjetin tuaj, për të identifikuar partnerë të besueshëm dhe me eksperiencë.
 


Contact
Back
Top