• Thirrje e Hapur - Kërkohet ekspert/eksperte për të ofruar “Konsulencë për reduktimin e pabarazisë gjinore dhe kontribut në përfshirjen gjinore”

Organizata World Vision Albania (WVA) po kërkon NJË EKSPERT/E për të ofruar mbështetje teknike në zbatimin e projektit “Fuqizimi i Grave dhe Përmirësimi i Praktikave të Blegtorisë së Qumështit në Bashkitë Malësi e Madhe dhe Dibër”, i cili do të zbatohet gjatë një periudhe 18-mujore, i financuar nga UN Women.

Konkretisht kërkohet një ekspert/eksperte për të ofruar “Konsulencë për reduktimin e pabarazisë gjinore dhe kontribut në përfshirjen gjinore”, me të cilin/cilën World Vision Albania synon të nënshkruajë një kontratë bashkëpunimi.

Për më shumë detaje mbi shërbimin që kërkohet, ju lutem lexoni ToR bashkëlidhur.


Të gjithë Ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

– Email për shprehje interesi, me “subject”: Consultancy for reduction of gender inequality and contribute on gender inclusion_Un Women

-Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT ( nëse jeni person fizik)

Të gjithë të interesuarit më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sëbashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:

  1. Vetëm në adresën e emailit: vangjel_kojku@wvi.org
  2. Afati i dorëzimit shprehjeve të interesit është data 3 Shkurt 2026
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.
 

Attachments

  • TOR_4__WVA-VIS_Albania_Consultancy_gender equality_and_inclusion_UN_Women__Dairy__2026.doc
    251 KB · Views: 1


Contact
Back
Top