• Thirrje e hapur – Drejtuar Subjekteve në zonën e Durrësit në fushën e tregtimit/prodhimit të materiale të ndërtimit

Durres
Ne kuadër të Projektit “Fuqizimi i familjeve përmes blegtorisë: Një udhëtim shprese dhe prosperiteti”, World Vision Albania shpall thirrjen e hapur drejtuar subjekteve në fushën e prodhimit dhe tregtimit të materialeve të ndertimit.

WVA synon të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me subjektin fitues, për të mbështetur në vijim gjithë nevojat e këtij projekti.

Informacion mbi Shprehjen e Interesit:

Shprehja e interesit u drejtohet në mënyrë të veçantë bizneseve në zonën e Durrësit që tregtojnë “Materiale Ndertimi”, dhe sigurojnë transportin e tyre në zonën e projektit (Sukth, Katund i Ri)
Nga palët e interesuara kërkohet të paraqesin Shprehjen e tyre të Interesit për pjesëmarrje në Tender, duke dërguar informacionin për sa vijon:

• Emrin e Kompanisë
• Personin e kontaktit
• Adresën e postës elektronike dhe numrin e telefonit

Bashkëlidhur lista e artikujve që do të tenderohen.

Liste e artikujve qe do tenderohenDownload
Mënyra e Shfaqjes së Interesit
Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen me subjektin “Shpreje Interesi-Tregtim materialesh ndërtimi
Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen në mënyrë elektronike vetëm me email në adresën: vangjel_kojku@wvi.org

Afati i Shprehjes për Interes:


Të gjitha Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen deri më dt. 14 Mars 2025.

Hapat e ardhshëm:


Bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre se bashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.
 

Attachments

  • Liste e artikujve qe do tenderohen.xls
    39.5 KB · Views: 7


Contact
Back
Top