• Tepelene, ofrohet vend pune Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës

Tepelene
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit.

Në kuadër të këtij angazhimi, CCBS po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin “Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës” për një nga kompanitë e Grupit, Uji i Ftohtë Tepelenë (UFT),.

Qëllimi i Punës

Pozicioni planifikon, koordinon dhe monitoron të gjitha aktivitetet e logjistikës dhe magazinës, duke siguruar rrjedhën e duhur të materialeve dhe produkteve (produkte të gatshme, lëndë të para, pjesë këmbimi, paketim) në magazinat brenda dhe jashtë kompanisë. Garanton përmbushjen e afateve, sasive dhe standardeve të cilësisë, si dhe saktësinë dhe përmbushjen në kohë të të gjithë raporteve dhe dokumentacionit.

Roli dhe pergjegjesite:

1. Objektivat Operacionale:

  • Menaxhimi efikas i proceseve logjistike: zhdoganimi, magazinim, trajtim i brendshëm, transferime midis magazinave, transport dhe shpërndarje.
  • Sigurimi i funksionimit dhe organizimit të duhur të të gjitha lokacioneve të magazinës, duke garantuar rrjedhë të rregullt të materialeve dhe optimizim të hapësirës dhe burimeve.
  • Optimizimi dhe ulja e kostove të logjistikës dhe menaxhimit të magazinës përmes përmirësimeve të vazhdueshme të proceseve.

2. Objektivat e Cilësisë:

  • Pajtueshmëria me standardet e cilësisë dhe sigurisë për të gjitha materialet e magazinuara.
  • Zvogëlimi i gabimeve, mospërputhjeve dhe moskonformiteteve të inventarit.
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve të magazinimit.
  • Sigurimi i kënaqësisë së klientëve të brendshëm dhe të jashtëm përmes një magazinimi efikas dhe të organizuar mirë.

Fushat Kryesore të Përgjegjësisë:

  1. Marrja e përgjegjësisë për logjistikën dhe proceset e magazinës, duke garantuar pajtueshmërinë me afatet, sasitë dhe cilësinë.
  2. Optimizimi dhe ulja e kostove të logjistikës dhe burimeve të disponueshme, duke propozuar veprime të vazhdueshme për përmirësim.
  3. Koordinimi i të gjitha aktivitetet e magazinave (brenda dhe jashtë), duke përfshirë:
    • Monitorimin dhe menaxhimin e inventarit fizik
    • Trajtimin e brendshëm të produkteve
    • Transferimin e mallrave midis magazinave sipas nevojave
    • Organizimin optimal të hapësirës së magazinimit
    • Monitorimin e kushteve të magazinimit dhe pajtueshmërinë me standardet e sigurisë dhe cilësisë
  4. Planifikimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve logjistike që lidhen me transportin e lëndëve të para, produkteve të gatshme dhe pjesëve rezervë, duke bashkëpunuar me furnizuesit dhe transportuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  5. Koordinimi i rrjedhave të materialeve midis prodhimit, magazinës dhe klientëve/furnizuesve të brendshëm dhe të jashtëm.
  6. Optimizimi i kohës dhe kostove të transportit.
  7. Sigurimi që të gjithë dokumentacioni, faturat dhe deklaratat doganore të jenë të sakta dhe në përputhje me rregulloret dhe marrëveshjet tregtare.
  8. Kontrolli i faturave mujore të ofruesve të shërbimeve të transportit dhe verifikimi i përputhshmërisë me sasitë e trajtuara.
  9. Monitorimi i performancës së ofruesve të shërbimeve logjistike dhe propozim veprimesh korrigjuese kur është e nevojshme.
  10. Mbikëqyrja e stafit të magazinës dhe operatorëve të pirunëve ngritës, duke siguruar respektimin e procedurave standarde.
  11. Raportimi i çdo problematike tek Përgjegjësi Operacional i Prodhimit.
  12. Pjesëmarrja në projekte ose detyra të tjera sipas nevojës.
  13. Zbatimi i rregulloreve të sigurisë në vendin e punës.
  14. Përputhshmëria me standardet HACCP dhe ISO 9001:2015.

Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë universitare në Finance, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune në logjistikë, magazinim ose menaxhim operativ, preferohet në kompani prodhimi.
  • Njohuri mbi proceset e transportit, magazinimit dhe dokumentacionit doganor.
  • Aftësi të mira organizimi, planifikimi dhe menaxhimi të ekipit.
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt optimizimit të proceseve dhe kostove.
  • Njohuri mbi standardet e cilësisë dhe sigurisë në industri.
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze ose Italianee
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në hr@cocacola.al ose duke telefonuar ne +355 68 2019 291 brenda datës 30/03/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top