• Teknik Ndertimi Vlore | ManeTCI

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni: Teknik Ndërtimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Vlore

Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku i Ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së punës në objekt, duke u konsultuar dhe udhëzuar nga inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri i kantierit. Qëndron i azhurnuar për fazat e projektit dhe ndjek me përpikëri zbatimin e kushteve teknike në ndërtim.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave të punimeve;
  • Ndan detyrat, organizon grupet e punës dhe udhëzon brigadierët e grupeve të punës mbi detyrat ditore;
  • Është përgjegjës për performancën e brigadës në tërësi;
  • Kujdeset që çdo punonjës të jetë i pajisur me veshjet e punës dhe frontin ku angazhohet;
  • Verifikon vendin e punës ku do të punojnë punëtorët dhe mban proces-verbale për punimet me rrezikshmëri të lartë. Merr masa që puna të zhvillohet në kushte normale;
  • Kujdeset që baza materiale të mos shpërdorohet dhe të konsumohet sipas normave të përcaktuara në skedën teknike;
  • Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike të zbatimit (KTZ);
  • Informon inxhinierin e brigadës dhe inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, defektet që mund të dallojë si dhe jep mendim për përmirësime;
  • Mban ditarin e objektit, kohëshënuesin e punëtorëve të brigadës dhe frontet ku kanë qenë të angazhuar;
  • Përcjell të dhënat tek inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri preventivues për përgatitjen e librezës së masave;
  • Përgatit proces-verbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore;
  • Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve;
  • Koordinon me inxhinierin e brigadës për të përcaktuar prioritetet e ditës si dhe ndan detyrat për punëtorët;
  • Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre;
  • Asiston vazhdimisht inxhinierin si në zyrë edhe në terren;
  • Kryen detyra të tjera që i ngarkohen.

Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e mesme Teknike Ndërtim

Kualifikime të tjera
Aplikanti duhet të zotërojë:

  • 5-7 vite eksperiencë në zbatim projekti;
  • Të lexojë projektet, të njohë dhe zbatojë KTZ;
  • Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshire për të implementuar risi;
  • Aftësi të mira komunikuese, verbale dhe me shkrim;
  • Fleksibël për të punuar edhe me orë të zgjatura;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: Mane TCI - Teknik Ndertimi in Vlore (zohorecruit.eu)

Afati i dorëzimit: 11.10.2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top