• Teknik Ndërtimi | Durrës

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Aktualisht po kërkojmë një profesionist me aftësi teknike dhe përvojë si teknik ndërtimi. Nëse ke njohuri mbi proceset e ndërtimit, je i/e vëmendshëm ndaj detajeve dhe i/e aftë të punosh në ekip, kjo është mundësia ideale për ty! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi inovativ që ndërton me cilësi dhe përkushtim.

Roli: Teknik Ndërtimi
Vendndodhja: Durrës

Përgjegjësitë:
  • Ndjek vazhdimisht punimet në të gjitha fazat e ndërtimit;
  • Lexon, kontrollon dhe siguron zbatimin e projektit sipas kërkesave dhe KTZ;
  • Informon inxhinierin e kantierit dhe jep sugjerime për përmirësime;
  • Koordinon punët me inxhinierin, cakton prioritetet ditore dhe ndan detyrat për grupet e punëtorëve;
  • Kontrollon cilësinë dhe sasinë e materialeve, si dhe ruajtjen dhe përdorimin e tyre në kantier;
  • Siguron vijimësinë e punës edhe në mungesë të inxhinierit, sipas kushteve të sigurisë në punë;
  • Propozon nevojat për fuqi punëtore;
  • Mban listën e punonjësve dhe proceset ku janë angazhuar.
Kualifikimet:
  • Shkollë e mesme teknike në ndërtim;
  • 3-5 vite eksperiencë pune në zbatim projekti;
  • Njohje të KTZ dhe leximit të projekteve;
  • Aftësi të mira organizimi, kontrolli, raportimi dhe komunikimi.
Mënyra e aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 03.07.2025.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top