Teknik Kabllimi Durres
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PËRSHKRIMI I PUNËS | |
TEKNIK KABLLIMI |
PËRSHKRIMI I POZICIONIT
TITULLI I PUNËS: teknik kabllimi DURRES
DepartAmentI: teknik i operacioneve & mirëmbajtjes
RAPORTON TE: MENAXHERI i departamentit
AutORIZIMi: menaxhimi I LARTË
PËRMBLEDHJE E PUNËS
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Instalimi sipas standarteve teknike të kabujve optike/adsl/bakrit në infrastruktura tokësore ose ajërore në varësi të terrenit.
- Zbaton të gjitha kërkesat e HSS, HSO, HSC për të gjitha punët që të kryhen në përputhje me HSP, me politikën e shëndetit dhe sigurisë si dhe me rregulloret e zbatueshme shtetërore.
- Ngjitjen (splicing) të fibrës optike, testimin sipas standarteve përkatëse dhe zgjidhjen e problematikave në kohë duke përmbushur kërkesat dhe nivelin e shërbimit.
Testime të infrastrukturave tokësore si tubacione dhe puseta.
Ndërtim infrastrukture; montim shtyllash, gërmime, ndërtim pusetash, montim kanalinash etj.
Identifikon dëmtimet dhe mobilizon të gjitha burimet për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së incidentit.
Raporton dhe propozon për zgjidhje përfundimtare të problemeve.
Sigurohet për rikthimin e shërbimit brenda 4 orësh ose më pak në varësi të nivelit të shërbimit.
Kryen inspektime dhe kontrolle të infrastrukturës dhe rrjetit në intervale kalendarike. Kryen kontroll periodik të infrastruktures, POP-eve, kabineteve si dhe kryen mirëmbajtje parandaluese.
Sigurohet për implementimin e rrjetit bazuar në projekte ose udhëzime të supervizorëve .
Duhet të kujdeset për raportimin dhe dorëzimin e dokumentacionit për përfundimin e punës.
Sigurohet që të gjitha komponentet e rrjetit të jenë të dokumentuara dhe të emërtuara sipas standarteve të kompanisë.
Duhet të kujdeset për raportimin dhe dorëzimin e dokumentacionit pas përfundimit të punës.
Kryen mirëmbajtjen dhe azhornimin e dokumentacionit të projektit.
Merr në dorëzim të gjitha pajisjet personale të punës dhe të sigurimit teknik.
Ndihmon përgjegjësin në trajnimin e stafit të grupit për rregullat teknike të punës, përdorimin e pajisjeve, standartet që duhet të plotësohen sipas procedurave dhe politikave të kompanisë.
Plotëson raportet ditore të punës së grupit.
Raporton tek Menaxheri i Departamentit.
Mban përgjegjësi për cilësinë e punës së kryer, mos zbatimin e standarteve, mungesës së pajisjeve personale, dëmtimin ose vjedhjen e tyre.
Nën drejtimin e HSS, kanë përgjegjësi operacionale për zbatimin e HSP në projektet e kompanisë.
Nën drejtimin e HSS, kanë përgjegjësinë për koordinimin e përditshëm të zbatimit të rregullores së sigurimit teknik.
Sigurohet që rregullorja e sigurimit teknik të zbatohet rigorozisht.
Zbaton të gjitha rregulloret në përputhje me HSP, me politikën e shëndetit dhe sigurisë si dhe me rregulloret e zbatueshme shtetërore.
Propozon për modifikim të HSP tek HSS.
Kryen inspektim periodik të pajisjeve dhe mjeteve të punës, sigurimit personal, sinjalistikës si dhe raporton për çdo rast të dëmtimit, mungesës apo rinovimit të tyre.
Çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga eprori
EKSPERIeNCA: Preferohet eksperiencë e ngjashme në këtë fushë dhe vjetërsi pune duke filluar nga 2 vjet.
AFTËSITË:
Aftësia për të punuar në kushte të ndryshme atmosferike.
Dëgjim efektiv
Njohuri për produktet/shërbimet
Aftësi komunikimi
Aftësitë për zgjidhjen e “problemit”.
Leje drejtimi e tipit B.
Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV ne adresen hr@corp.tring.al ose ne Whatsapp ne numrin 0697007476 brenda dates
25.10.2025
Apply WhatsApp