• Teknik i Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
Dutch Global Maintenance (“DGM”) kërkon të punësojë: Teknik i Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve
i cili do të raportojë tek Përgjegjësi i Ofiçinës.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
  • Diagnozon dhe riparon rrjetin e ajrit të kompresuar (kompresorë, valvula, jastëkë ajri, linja presioni).
  • Siguron funksionimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemit pneumatic.
  • Kontrollon, mirëmban dhe riparon pompat dhe valvulat e vajit hidraulik.
  • Zëvendëson ose riparon tubacionet e vajit me presion të lartë.
  • Ekzekuton ndërhyrje mekanike në sistemet e kambios për mjete të rënda.
  • Bashkëpunon në rastet e zëvendësimit të komponentëve të transmetimit.
  • Kontrollon dhe riparon lidhjen midis motorrit dhe pompës së ujit.
  • Ndërhyn në çdo mosfunksionim në sistemin e transmetimit të energjisë.
  • Realizon montimin dhe çmontimin e pompave të ujit, valvulave, tubacioneve dhe çdo agregati të lidhur me sistemin e zjarrfikëses.
  • Kontrollon linjat e ujit dhe strukturën teknike të pompës.
  • Ndërhyn në sistemin e drejtimit, sistemet motorike dhe transmetimit.
  • Identifikon defektet dhe zbaton zgjidhje efikase për rikthimin e funksionalitetit.
Aftësite e kërkuara:
  • Preferohet Diplomë Universiteti
  • Preferohet përvojë e meparshme në pozicione te ngjashme
  • Saktësi dhe aftësi për kryerjen e kontrollit / inspektimit
  • Aftësia për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e Eprorëve
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi
  • Aftësi për të punuar nën stres dhe përgjigjen ndaj emergjencave
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Te interesuarit te kontaktojne ne: +355 68 283 4107 ose te dergojne e-mail ne: marenglen.prenci@dgm.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top