Teknik i Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Rinas
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Dutch Global Maintenance (“DGM”) kërkon të punësojë: Teknik i Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve
i cili do të raportojë tek Përgjegjësi i Ofiçinës.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
Te interesuarit te kontaktojne ne: +355 68 283 4107 ose te dergojne e-mail ne: marenglen.prenci@dgm.al
i cili do të raportojë tek Përgjegjësi i Ofiçinës.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
- Diagnozon dhe riparon rrjetin e ajrit të kompresuar (kompresorë, valvula, jastëkë ajri, linja presioni).
- Siguron funksionimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemit pneumatic.
- Kontrollon, mirëmban dhe riparon pompat dhe valvulat e vajit hidraulik.
- Zëvendëson ose riparon tubacionet e vajit me presion të lartë.
- Ekzekuton ndërhyrje mekanike në sistemet e kambios për mjete të rënda.
- Bashkëpunon në rastet e zëvendësimit të komponentëve të transmetimit.
- Kontrollon dhe riparon lidhjen midis motorrit dhe pompës së ujit.
- Ndërhyn në çdo mosfunksionim në sistemin e transmetimit të energjisë.
- Realizon montimin dhe çmontimin e pompave të ujit, valvulave, tubacioneve dhe çdo agregati të lidhur me sistemin e zjarrfikëses.
- Kontrollon linjat e ujit dhe strukturën teknike të pompës.
- Ndërhyn në sistemin e drejtimit, sistemet motorike dhe transmetimit.
- Identifikon defektet dhe zbaton zgjidhje efikase për rikthimin e funksionalitetit.
- Preferohet Diplomë Universiteti
- Preferohet përvojë e meparshme në pozicione te ngjashme
- Saktësi dhe aftësi për kryerjen e kontrollit / inspektimit
- Aftësia për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e Eprorëve
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi
- Aftësi për të punuar nën stres dhe përgjigjen ndaj emergjencave
Te interesuarit te kontaktojne ne: +355 68 283 4107 ose te dergojne e-mail ne: marenglen.prenci@dgm.al
Apply WhatsApp