• Teknik (dekorimi)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Teknik (dekorimi)
Departamenti: Ekspansion dhe Zhvillim
Vendodhja: Zyra Qëndrore, Tiranë.

Përmbledhja e Pozicionit:
• Monton, mirëmban, riparon, përditëson dhe zëvendëson pajisjet, mobiljet, pajisjet dhe artikujt me shumicë;
• Përdor dhe mirëmban mjetet dhe pajisjet e duhura.

Detyra dhe Përgjegjësi:
  • Instalon, mirëmban ose riparon pajisje dyqanesh dhe magazinash, rafte, banakë frigoriferësh, ambiente frigoriferike, tavolina, vendos materialet promovuese dhe dekorative në ambientet e dyqaneve.
  • Ndërton, mirëmban, riparon dhe rinovon pajisje dhe mobilje.
  • Kryen mirëmbajtje parandaluese në pajisjet dhe sistemet HVAC.
  • Përdor dhe mirëmban një sërë mjetesh, materialesh dhe pajisjesh.
  • Mban të dhënat dhe regjistrat e kërkuar.
  • Shfaq një nivel të lartë përpjekjeje dhe përkushtimi për kryerjen e punës.

Kërkesat:
a. Edukimi:
Preferohet diploma e shkollës së mesme
b.Eksperiencat e punës: Dy vite përvojë pune në nivel të lartë mirëmbajtjeje.
d. Aftesi të tjera:
• Aftësi pune në problemet e mirëmbajtjes dhe riparimit;
• Aftësi pune për të riparuar lehtësisht sistemin e pajisjeve mekanike, për të lexuar, interpretuar dhe zbatuar planet e ndërtimit, specifikimet dhe projektet, për të ndjekur udhëzimet me shkrim dhe me gojë.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top