Te Stela Resort kërkon të punësojë: MENAXHER/E RESTORANTI
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Te Stela Resort kërkon të punësojë:" MENAXHER/E RESTORANTI "
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Bën menaxhimin e shërbimit “Food and Beverage” në të gjithë resortin.
- Bën menaxhimin e stafit.
- Mban lidhjet me klientët dhe i’u përgjigjet ankesave të tyre, merr feedbackun e tyre për çdo event, drekë apo darkë që zhvillohet.
- Siguron që të gjithë punonjësit kanë veshur uniformat e tyre duke respektuar standartin e kompanisë.
- Zhvillon mbledhje me stafin, trajton problematikat e tij, ndihmon në trajnimin dhe motivimin e tij.
- Kontrollon territorin, ambjentin e shërbimit nëse është i rregullt.
- Ruan standartet për kontrollin e cilësisë, të higjenës, të shëndetit dhe të sigurisë në punë.
- Bën planifikimin e shitjeve, të fitimit dhe të zhvillimit të stafit.
- Koordinon, menaxhon dhe monitoron punët e Bar/Restorantit.
- Planifikon strategji efektive për te rritur të ardhurat financiare dhe mirëqenien e kompanisë.
- Është pergjegjëse për produktet në bar dhe kuzhinë.
- Koordinon proçesin e ndërtimit të recepturave ndërmjet kuzhinierit dhe Departamentit të Finances dhe sigurohet për regjistrimin e tyre në kohën e duhur.
- Është përgjegjës për menaxhimin e restorantit.
- Ndjek të gjitha problemet e logjistikës që ka bari/restoranti dhe koordinimin me personat përgjegjës për sistemimin sa më shpejt të tyre.
- Monitoron shërbimin.
- Jep zgjidhje situatave të ndryshme kur ka pakënaqësi në shërbim.
- Merr masa paraprake për parapërgatitjen e shërbimit.
- Të ketë arsim të lartë Menaxhim ose Administrim Biznesi.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe komunikim verbal.
- Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në një fushë të tillë.
- Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup.
- Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizuese.
- Të mendoj në mënyrë kritike dhe t’u japi zgjidhje problemeve.
- Të ketë aftësi organizative dhe aftësi vendimmarrje.
- Të menaxhojë konfliktet.
- Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar)
Pages konkuruese
Personat e interesuar mund te kontaktojne apo te dergojne cv-te e tyre në adresat e mëposhtme.
Email: juriste@testela.al Tel: 0672083391
Adresa: Rr.Iljaz Pashë Dibra, Mezez, Kashar Tirane
Apply WhatsApp