• System&Network Administrator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
______________________________________________________________________
NJOFTIM
PËR VEND TË LIRË PUNE
INXHINIER I TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT
System&Network Administrator​




Hysenbelliu Group me vendndodhje në Tiranë është në kërkim të një kandidati entuziast dhe të motivuar për pozicionin e System&Network Administrator. Për këtë pozicion kandidati është përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturës së IT në kompaninë Hysenbelliu Group. Një vëmendje të veçantë referuar këtij pozicioni duhet ti kushtohet mirëmbajtjes së dokumentacionit të brendshëm dhe bazës së njohurive në lidhje me proceset e sistemeve IT, konfigurimin dhe zbatimin e praktikave më të mira. Disa prej funksioneve kryesore janë: ndihma kundrejt përdoruesve të kompjuterave nëpër zyra, menaxhimi i rrjetit, menaxhimi i skedarëve, siguria e informacionit, rregullimi dhe përditësimi i software.


DETYRAT KRYESORE:


 Të jetë i aftë të menaxhojë rrjetin e kompjuterave në zyrat e kompanisë (instalimi / zëvendësimi / mirëmbajtja e PC, mbështetja e përdoruesit)
 Të ketë aftësi analitike dhe të menaxhojë problemet e rrjetit.
 Të menaxhojë dhe të mirëmbajë të dhënat e Softuer dhe bazën e të dhënave të brendshme dhe të palëve të treta.
 Të jetë i aftë të hartojë dhe mirëmbajë dokumentacionin në lidhje me proceset e IT dhe të përdorë praktikat më të mira .
 Ështyë përgjegjës për mirëmbajtjen e një inventari të saktë të pajisjeve IT .


KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:


 Të ketë minimalisht 3 vjet eksperiencë si System&Network Administrator.
 Të këtë njohuri shumë të mira të LAN, WAN, TCP/IP, VPN, DHCP, DNS, WLAN
 Të ketë njohuri shumë të mira të Microsoft Active Directory, Sistemet Operative të Microsoft Server, Virtualizimi (Hyper-V) dhe Firewalls.
 Njohja e Web Design përbën avantazh.
 Të ketë përvojë në sistemet Unifi dhe Aruba .
 Të jetë në gjendje të punojë nën mbikëqyrje minimale dhe të përshtatet me situata të ndryshme.
 Të ketë integritet, transparencë dhe të ruajë informacionin konfidencial.
 Të jetë i vemendshëm ndaj detajeve, si dhe të vetë-menaxhojë detyra specifike dhe projekte në mënyrë të pavarur.
 Të ketë aftësi të mira bashkëveprimi me kolegët.
 Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës Aangleze të folur dhe të shkruar.
 Certifikata teknike të (MCSA, CCNA) përbëjnë avantazh.


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit:
hr@ihb-group.com.al

 


Apply
Back
Top