System Administrator
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- IT Adminsitrim Rrjeti
- Gjuha
-
Mantic shpk është një kompani e Shërbimeve të Konsulencës së Teknologjisë së Informacionit që është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve për të përmbushur nevojat e klientëve,
e cila i ofron bizneseve të vogla dhe të mesme shërbime IT të shkëlqyera me kosto efektive dhe zgjidhje që do të përmirësojnë funksionalitetin e sistemeve tuaja të informacionit aktual.
Shërbimet e IT që kompania ofron janë zgjidhje që përfshijnë pajisje kompjuterike, softwear, mbështetje teknike, etj.
Kompania po kërkon persona të kualifikuar në pozicionin:
System Administrator
Përshkrim i Përgjithshëm
System Administrator do e jetë përgjegjes për mirëmbajtjen, instalimin, monitorimin, zhvillimin dhe testimin e sistemeve kompjuterike, paisjeve hardware, serverave, infrastrukturës virutale, cloud services, VPS, hosting, paisjeve periferike, etj. System Administrator & DevOps gjithashtu do të suportoje kërkesat e biznesit në lidhje me sherbimet mbështetese për programet dhe sistemet e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Mirembajtjen, instalimin, monitorimin dhe testimin e sistemeve kompjuterike, serverave, pajisjeve multifunksionale etj;
- Mirëmbajtjen e sistemeve te operimit Windows , Linux, domain controller si dhe sistemeve të tjerë të biznesit;
- Implementimin e mbrojtjes cybersecurity, sistemeve email, antivirus & anti-malware;
- Mirembajtjen dhe Implementimin e virtualizimit të sistemeve;
- Mirembajtjen dhe Implementimin e shërbimeve cloud, hosting dhe VPS;
- Mirembajtjen, monitorimin dhe suportin e sistemeve backup / restore;
- Raporton në mënyre periodike për progresin e detyrave dhe projekteve.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Njohuri në sistemet e operimit Windows dhe Linux dhe Virtualizime;
- Njohuri në devOps për automatim & scripting, Jenkins, Docker, Nagios, Github, etj;
- Njohuri në monitoring, help-desk, troubleshooting dhe rrjetat e komunikimit ;
- Njohuri në sistemet e sigurisë, cybersecurity, antivirus, etj;
- Njohuri për cloud services, virtualization, hosting dhe VPS;
- Njohuri në hardware dhe paisje trobubleshoting;
- Njohuri në database administration, windows & linux;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;
- Njohuri shume të mira të gjuhës angleze.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem dërgoni Cv-në në adresën: hr@mantic.al / Kontakt 069 23 98 852
Apply WhatsApp